Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka kërkuar që Serbia t’i reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë.
Përmes një reagimi, Gjermania ka thënë se është e rëndësishme që Serbia t’i reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë.
Berlini zyrtar kërkon që procesi politik të vazhdojë urgjentisht.
Duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që Serbia të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë. Së bashku me partnerët tanë, ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”, thuhet në reagim.