Georgievski: Ka indikacione se Gruevski ka bashkëpunuar me pushtetin! Por, çfarë të keqe ka në këtë?!

Sipas Ljubço Georgievskit, ka indikacione se Nikolla Gruevski ka bashkëpunuar me pushtetin dhe ai përsërit se gjithçka që Gruevski i bëri Georgievskit, e njëjta gjë po i ndodh tani edhe atij.

Në paraqitjen e tij në podkastin e Lupço Zllatevit mes tjerash u diskutua edhe për aktualitetin pas korrespondencës Mickoski-Gruevski, por Ljubço Georgievski ka folur edhe për çështje të tjera të nxehta politike, informon PRESSonline.al

Në një masë të madhe, tani po ndodhin të njëjtat gjëra që kanë ndodhur mes meje dhe Gruevskit. Gjithçka që më bëri mua tani po i ndodh atij, thotë Ljubço Georgievski, përcjell PRESSSonline.al

Në pyetjen nëse Gruevski bashkëpunon me pushtetin, Georgievski thotë kategorikisht se mes tyre ka indicie.

Nuk mund të formoj plotësisht një mendim nëse Gruevski bashkëpunon me pushtetin, por ka disa indicie. Ka disa indikacione sipas liderëve të LSDM-së që thonë publikisht ose në seanca të mbyllura: Mos u shqetësoni, ndryshimet kushtetuese do të votohen në mes të tetorit. Një gjë të tillë Ahmeti e tha edhe në intervistën e tij, ku ishte i sigurt se ato ndryshime do të votoheshin. Nga VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, thonë se kanë dëshmi për këto bashkëpunime.

Ljubço Georgievski beson se është relativisht pa dhimbje për Maqedoninë që të përfshijë bullgarët në Kushtetutën tonë dhe zbulon se çfarë do të ndryshonte ai në negociatat me Bullgarinë. Ai beson se VMRO-DPMNE do të fitojë zgjedhjet e ardhshme, por para tyre janë dy çështje madhore.