Gazetarja filmohet gabimisht gjysmë e zhveshur me kolegun në dhomën e hotelit, po raportonin për ndeshjen Argjentinë – Ekuador
Gazetarja sportive, Romina Riera, ka folur përmes rrjeteve të saj sociale për videon e bërë virale dhe në të cilën është përfshirë.
Romina Riera, gazetarja e re sportive ekuadoriane u bë virale këtë të enjte pasi u shfaq aksidentalisht me një peshqir në një dhomë hoteli në Buenos Aires në Argjentinë ku kishin shkruar për të raportuar për ndeshjen Argjentinë – Ekuador, shkruan Lajmi.
Gjithçka ndodhi kur kolegu i saj, Juan Francisco Rueda, gjithashtu një reporter sportiv, po transmetonte drejtpërdrejt nga dhoma e tij e hotelit teksa gabimisht e filmoi Rominën gjysmë të zhveshur, me të cilën ndante një dhomë.
Gazetarja filmohet gabimisht gjysmë e zhveshur me kolegun në dhomën e hotelit, po raportonin për ndeshjen Argjentinë – Ekuador
Romina, e cila ishte kandidate për Miss Guayaquil në 2019, sqaroi se çfarë ndodhi.
“Ishte një aksident shumë i qartë. Shumë njerëz e dinin për marrëdhënien që kemi me Juan Rueda , por ne vendosëm ta mbajmë atë sekret”, sqaroi gazetarja.
Sipas vetë Rominës, pamjet e incidentit arritën në disa vende të kontinentit. Dhe, ndonëse ishte një moment i keq, ajo e konsideron si pjesë të së shkuarës dhe falënderoi ata që e mbështetën, si familjen, shefat e deri tek të panjohurit.
Un reportero sin querer enfoca a su amante en un hotel de Argentina 💀💀💀💀 pic.twitter.com/0Vm0B4tItL
— Usuarios siendo domados (@sindicatodedom4) September 7, 2023