Gazetari serb Branisllav Krstiç për TS, Serbia përjetoi dje humbjen më të madhe diplomatike në 20 vitet e fundit
Gazetari serb Branisllav Krstiç në një deklaratë ekskluzive për Tetovasot ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë pas ngjarjeve dramatike ku mbeti i vrarë polici shqiptar Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër dhe që këto më vonë pasuan edhe me një aksion të suksesshëm të policisë së Kosovës ndaj grupit terrorist serb ku mbetën të vrarë dusa prej tyre dhe dusa të tjerë u arrestuan.Krstiç thotë se dje Serbia përjetoi humbjen më të madhe në 20 vitet e fundit.
Kjo ngjarje e rëndë sipas tij është e pashpjegueshme dhe e pasqarueshme dhe kjo do të sjellë pasoja serioze për dialogun e ardhshëm.
“Dje e kemi përjetuar nga pozita e Beogradit zyrtarë, nga aspekti i diplomacisë një humbje më të madhe në 20 vitet e fundit nga ana e Beogradit” u shpreh Krstiç.
Ai tha se si ka mundësi që ata me 20 vetura plot të armatosur me kaluar kufirin dhe me hyrë 10 kilometra brenda shtetit të Kosovës ?!
Ai tha se a jemi gjithë aktorë të një shfaqjeje ne nuk e dijmë tani për tani. Ts
https://fb.watch/nh8JlrWjLN/?mibextid=dub8oA