shkruan: Mefail Maliqi
Une me pas hyqmet, sot e kisha que n’Hage Albin Kurtin bile, bile hiq pa gjykim e kisha denuar me 20 vjet burg me te vetmen akuze: Ku ishe djal që sje lajmërue qe 20 vjet ?! Pse nuk e ke rrok ma heret Kosovën n’dorë!, qe e la atdheun per dy decenie n’dore te hajnave me ladru, ne dore te njerezit pa shkolle me diploma falce dhe te blera, duke e neperkember Kosoven tonë, dinjitetin tone kombëtar me ato qeveri servile, qe na e bene shtetin sallamadi.
Qe 10vjet dialog te nal te poshte..shko, eja Bruksel, Prishtine Bruksel, Beograd, Bruksel… perqafov, puthu me Vucicin, Dacicin… dhe më ne fund cka?!..Perveq se nuk bene asgjë, bene edhe keq. Dhe zullumi me i madh qe ju be Kosoves eshte ai me votimin e gjykates spaciale dhe nenshkrmin e asociacionit të serbëve, duka ja lene Albinit kamt e Arushës!
Ato qeveri bashke me Tiranen e Ramës leje qe nuk bëne asgje per Luginen e Presheves, por as per Kosoven. Siq ma pat thene ne intervisten e fundit i ndjeri Adem Demaci: Aiii edhe ti Nefail Presheva shume po lyp. Qysh po lyp sy pi qorrit. Me marr Presheven ka punë, ajo nuk merret me deklarata sikur do qe e thanë do ne pralment, do e marrim deri ne Nish. Mosni bre, mos bani hajgare! Ty a po te shofin syte o vlla, se nuk jane kah bojne asgjë per neve e leje ma per juve atje! Sa veterani, ish-ushtari i UCK-se sot po hjek per buke e disa prej tyre kane bere vetevrasje. Kosovan e kane marrur n’dore hajnat, e ka kapluar krimi, korrupcioni neper komuna, qeveri e dere në prokurori, prostitucioni jo vetem rrugëve, por edhe neper institucone nga portiri deri ne zyrat e qeverive. E shifni se rinia jone iku, Kosova jone u zbraz, kurse ata në parlament po hahen si qentë! Qeverite tona i ka marr pusi, as macen sun e heqin prej persheshi e leje ma me marr Veriun apo Presheven!… »
Kjo ishte pse e kisha denuar kryeministrin shqiptar Albin Kurtin, për vonesen e tij ne krye te Qeverise se Kasovës!
shkrimi i huazuar nga gazeta online në Zvicër LeCanton24.ch