Gazeta e madhe kroate: Tatuazhi i Dakut i zemëroi serbët

Shqipëria mposhti Poloninë me rezultat 2:0 në xhiron e gjashtë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 37-të me golin e Jasir Asanit dhe Mirlind Daku që konfirmoi fitoren e vendasve në minutën e 62-të ndeshjen.

Daku mori një karton të verdhë për heqjen e fanellës pas festimit të një goli dhe në shpinë i është vërejtur një tatuazh që ishte dedikim për heroin e Kosovës, Agim Ramadanin.

Gazeta e madhe kroate “Index.hr” ka shkruar në lidhje me këtë tatuazh të Dakut, i cili sipas tyre, ka ‘çmendur’ serbët.

“Daku ka një tatuazh në shpinë të heroit Agim Ramadani – Katana, komandantit shqiptar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pranë tatuazhit është shkruar Katana 138. Agim Ramadani ra dëshmor në Koshare në vitin 1999 dhe sot me emrin e tij mban edhe rruga kryesore në Prishtinë” – ka shkruar mediumi kroat