Fillon protesta kundër skandalit me ilaçe në Onkologji

Ka filluar protesta para Qeverisë së Maqedonisë për shkak të skandalit tē zbuluar në Klinikën e Onkologjisë në Shkup. Punonjës nga kjo klinikë kanë manipuluar me dozat e terapive të të sëmurëve me kancer, duke i shitur në treg të zi ilaçet, ndërsa pacientëve në Onkologji, në vend të terapisë së duhur iu kanë dhënë ujë fiziologjik.

Organizatorët e protestës kërkojnë përgjegjësi, siç thonë, jo vetëm nga përgjegjësit në klinikë, por edhe përgjegjësi penale nga funksionarët qeveritarë.

Protestuesit do të marshojnë edhe drejt Ministrisë së Shëndetësisë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo