Fansat po dyshojnë se Noizy dhe Yll Limani kanë prishur raportet dhe kanë një arsye

Fansat janë të bindur se raportet mes dyshes Noizy dhe Yll Limani janë prishur.

Mungesa e urimit të Yll Limanit për ditëlindjen e Noizy-t.

Ky i fundit ditën e djeshme mbushi 37-vjeç dhe nuk munguan emrat e njohur, miq të tij që i dedikuan fjalë të ëmbla publikisht.
Të gjithë përveç Yllit.

Story i fundit i publikuar nga Limani është fragmenti i këngës së tij të re, në lidhje me ditëlindjen e Noizy-t asgjë, as në Instagram as në TikTok, dy rrjetet sociale që ai përdor më shumë.

Mos vallë është krisur miqësia e ngushtë mes tyre? Dyshimet qëndrojnë, pasi një follow, një urim tregon shumë në botën digjitale ku jetojmë.

Sakaq kujtojmë që së fundmi ishte Stresi ai që e uroi Noizy-n duke i shkruar: Urime ditëlindjen Zini. Qofsh i lumtur përjetë. E meriton.”