Interi ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi mposhti sonte Fiorentinan, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në elitën e futbollit italian.
Ndeshja e zhvilluar në “Guiseppe Meazza” u mbyll me fitoren bindëse të vendasve – 4:0.
Marcus Thuram (23’), Lautaro Martinez (53, 73’) dhe Hakan Calhanoglu (58’) shënuan në fitoren e “Nerazzurrëve”.
Interi pas kësaj fitore ka nëntë pikë dhe tani është lider në tabelë, por me pikë të njëjta me rivalin lokal, Milanin.
Fiorentina është e teta me katër pikë.