E rëndë në Greqi/ Pritet nga makineria e mishit, ndërron jetë gruaja shqiptare. Ngjarja në sy të vajzës së saj
Një grua shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në vendin e saj të punës në Mesolongji. Mediat greke raportojnë se gruaja shqiptare punonte në një dyqan mishi ku kryente punë, kryesisht pastrimi, me makineri që prisnin mishin.
Gruaja, e moshës rreth 50-vjeçare, ka shkuar për të pastruar një makineri që pret mishin dhe dyshohet se i ka kapur flokët duke bërë që ajo të copëtohet. Mësohet se tragjedia ka ndodhur përballë vajzës, e cila ka nisur të bërtasë. Nënë e bijë duket se kanë punuar së bashku duke pastruar dyqane.
Gruaja jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10-vjeçar, dy vitet e fundit pas ndarjes me bashkëshortin. “Ishte një grua shumë e mirë, punonte nga mëngjesi në darkë së bashku me të bijën duke pastruar dyqanet, për të marrë bukën e gojës”, tregon një person që e njihte./abcnews.al