Dyshja e Tottenhamit drejt Galatasarayt

Galatasaray është rrugës për të nënshkruar me dy futbollist të Tonttenhamit pasi që Davinson Sanchez dhe Tanguy Ndombele janë afër për të arritur marrëveshje me ta

Spurs dhe Galatasaray besohet se kanë arritur marrëveshje për 10 milionë deri në 15 milionë euro për mbrojtësin Sanchez, sipas Fabrizio Romanos. Kolumbiani do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare pasi të kompleton testet mjekësore që pritet të bëhen brenda 24 orëve.

Skuadra turke raportohet që ka edhe një marrëveshje me Spurs për të bërë huazimin e Ndombele e ku përfshihet edhe mundësia që të blihet ai. Skuadra nga Londra Veriore po shikon që të lirohet nga Ndomble, derisa ai u rikthye nga Napoli ku kishte qëndruar i huazuar për një sezon.

Galatasaray pritet që t’i lajmërojë të dy këto transfere brenda javës.