Drama për arbitrim pro Barçë apo pro Real vazhdon: Katalunasit bëjnë një listë ku u favorizuan madrilenët

Barcelona ka kompiluar një listë me katër vendime kontraverse të arbitrimit që favorizojnë Real Madridin dhe tre të tjera që kanë qenë kundër tyre

Gjigantët katalunas kanë shprehur shqetësimin e tyre për arbitrimin e keq pas vetëm katër javëve të sezonit të ri në La Liga. Klubi raportohet se ka filluar ankesat për arbitrimin e keq që kanë favorizuar rivalët e tyre të përjetshëm dhe atyre që kanë shkuar kundër tyre, sipas asaj që shkruan AS.

Deri me tani, lista e pretendimeve të tyre përbëhet nga disa raste.
Në ndeshjen e javës së parë, një penallti nuk ju dha Athletic pavarësisht së Eder Militao shkaktoi ndërhyrje të pastër faulli në ndeshjen e parë të Real Madridit kurse Barcelonës ju mohua një penallti e pastër kundër Getafes në ndeshjen e parë.

Në javën e dytë, goli i Bellingham qëndroi kundër Almeria edhe pse pati prekje me dorë, në anën tjetër Barcelonës ju mohuan dy penallti pasi faulleve kundër Lamine Yamal dhe Robert Lewandowski.

Në Rastin e tretë, një gol i Celta Vigos u mohua pas një faulli në portierin e Real Madridit Kepa Arrizabalaga derisa goli i dytë i Alexander Sorloth për Villarreal kundër Barcelonës qëndroi pavarësisht së ishte pozitë jashtëloje.

Në fund, në ndeshjen e katër, goli i barazimit i Joselus nga Los Blancos kundër Getafes u pranua, edhe pse u shënua në pozitë jashtëloje.

Pas ndeshjes së parë të Barcelonës kundër Getafes që përfundoi pa gola, Cavi publikisht ishte ankuar në vendimet e gjyqtarit të ndeshjes, përfshirë edhe një penallti të vonë e cila u largua nga VAR pasi që Gavi kishte prekur topin me dorë.

Skuadra e Xavit do të kthehet në aksion më 16 shtator kundër Real Betisit në La Liga.