Derbi i kësaj jave në Bundesligë mes Bayern Munchen dhe Bayer Leverkusen është ndarë pa fitues. Kështu, Bayer Leverkusen do ta ruan kreun e tabelës edhe për këtë javë derisa Bayern do të vazhdojë të jetë në vendin e dytë. Harry Kane (7’) dhe Goretzka (86’) shënuan për Bayernin derisa Grimaldo (24’) dhe Exequiel Palacios (90+4’) për Leverkusenin
Bayern Munchen dhe Bayer Leverkusen kanë ndarë pikët në ndeshjen derbi të xhiros së katër në Bundesligë.
Ndeshja ishte interesante, me të dy skuadrat që aplikuan lojë të hapur, por që në fund ata i ndanë pikët pasi që ndeshja përfundoi e barabartë me rezultat 2-2.
Kampioni në fuqi, Bayern Munchen që në mundësinë e parë shënoi gol.
Ishte 100 milionëshi i Bayernit, Harry Kane që shënoi gol në minutën e 7-të te ndeshjes pas një tollovie në zonë.
Leverkusen luajti më mirë dhe arriti që ta barazojë rezultatin në minutën e 24-të te ndeshjes.
Ishte një gol i bukur që u shënua nga Alejandro Grimaldo. Mesfushori bëri një goditje të mirë nga gjuajtja e lirë më të majtën e tij për ta shënuar kështu një gol të bukur që i barazoi shifrat në këtë ndeshje.
Mysafirët ishin afër për të kaluar në epërsi në pjesën e parë por Wirtz bëri një pasim të mirë për Boniface (31’) por ai nuk e konkretizoi rastin për të shënuar gol, me goditjen e tij që përfundoi afër shtyllës së majtë.
Dy minuta më vonë Boniface shënoi gol por ai u anulua pasi që ishte në pozitë jashtëloje dhe rezultati mbeti i pandryshuar.
Bayerni kishte katër mundësi të mira për të shënuar deri në fund të pjesës së parë.
Gnabry (36’) nuk goditi si duhet dhe topi u bllokua nga mbrojtja. Rasti tjetër për Bayernin ishte ai i Sane (43’) por Sane goditi keq dhe topi përfundoi shumë afër shtyllës së majtë të Hradeckyt.
Gnabry pati një mundësi të artë në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë por Hredecky bëri këtu një pritje të mrekllueshme.
Harry Kane ka mundur lehtë ta shënonte sonte edhe golin e dytë po qëse do ta shfrytëzonte një mundësi në minutën e 57-të, por ai nuk arriti që të qëlloi në cak.
Ndeshja filloi të bëhet interesant tek në 10 minutat e fundit të ndeshjes.
Wirtz (78’) dhe Boniface (80’) kishin dy raste për të shënuar për Leverkusenin por nuk ia dolën dot.
Kur nuk shënon pëson.
Një kombinim i mirë i skuadrës së Bayernit rezultoi me golin e dytë në këtë ndeshje për bavarezet. Tel bëri një pasim të mirë të mesfushori Goretzka i cili nuk e pati të vështirë që të shënonte gol në minutën e 86-të.
Kur u mendua që Bayern do të fitonte tri pikë në këtë ndeshje Hofman i Leverkusenit u pengua në zonë të 16 metërshit.
Gjyqtari Daniel Schlager pasi që shikoi VAR vendosi që të akordoi penallti për Leverkusenin.
Exequiel Palacios e mori përgjegjësinë për ta ekzekutuar këtë penallti të cilën e shndërroi në gol në minutën e katër shtesë të ndeshjes.
Ndeshja u bë edhe më dramatike pasi që në minutën e tetë të shtesës Dayot Upamecano shënoi gol. Ai festoi dhe u besua që Bayerni e fitoi këtë ndeshje por, befasisht, goli u anulua me arsyetimin se ishte pozitë jashtëloje.
Kujtojmë së në këtë ndeshje Granit Xhaka luajti për 90 minuta dhe ishte një ndër më të mirët në fushë ku u vlerësua me notën 7.3.
Me këtë barazim, Leverkusen mbetet në vendin e parë të Bundesligës me 10 pikë, aq sa ka edhe Bayern Munchen në pozitën e dytë.
Në xhiron e pestë Bayerni përsëri do të luan në shtëpi ku pret Bochumin derisa Leverkusen i Xhakës do të luan kundër Heidenheim.