Dënohen me burg përjetë shqiptari dhe greku që përdhunuan dhe vranë studenten greke

Dënohen me burg përjetë shqiptari dhe greku që përdhunuan dhe vranë studenten greke Eleni Topaloudi.

Mediat greke raportojnë se 26-vjeçari grek dhe 24-vjeçari me origjinë shqiptare u dënuan me burgim të përjetshëm dhe 15 vjet nga Gjykata e Apelit të Athinës për krimet e vrasjes me dashje dhe përdhunimi në grup i një studenteje.

Gjykata e apelit nuk njohu asnjë lehtësim për ta.

Dy të dënuarit argumentuan ndër të tjera se gjatë gjykimit të tyre në Gjykatën e Apelit është cenuar prezumimi i pafajësisë së tyre, pasi nuk kanë pasur një gjykim të drejtë, por edhe për shkak të “famës” së madhe që kishte marrë çështja. Ata gjithashtu argumentuan se provat serioze nuk u morën parasysh nga gjykata dhe së fundi se faktorët lehtësues nuk u njohën gabimisht.

Dënohen me burg përjetë shqiptari dhe greku që përdhunuan dhe vranë studenten greke