Dalje e rrallë e përbashkët e djemve të Jackson, pozuan me fansat e babait për ditëlindjen e ikonës
Djemtë e Michael Jackson festuan atë që do të ishte ditëlindja e 65-të e ikonës, duke i befasuar fansat e babait të tyre në Las Vegas në një eveniment për nder të mbretit të muzikës pop.
Prince Jackson (26 vjeçar) dhe vëllai 21 vjeçar Bigi Jackson (që ka nofkën Blanket prej vitesh) ditë më parë morën pjesë në festimin e ditëlindjes së këngëtarit të ndjerë.
Dalja e përbashkët e vëllezërve shënoi një paraqitje të rrallë publike për Bigi, i cila ka qëndruar kryesisht larg vëmendjes që nga vdekja e Michael në vitin 2009 në moshën 50 vjeçare.
Dhe për ta nderuar më shumë autorin e shumë hiteve, Prince bëri një postim në Instagram duke ia uruar ditëlindjen babait me një fotografi të përbashkët me vëllanë, motrën Paris Jackson (25 vjeçare) dhe këngëtarin.
Edhe Paris shfrytëzoi rrjetet sociale për ta kujtuar babanë e saj, ndërkohë që fansat e kishin kritikuar se nuk i bënte nderime Jacksonit.