Çmenduri në Zvicër: Mungesa e punëtorëve, pronarët ndajnë fitimet me kamerierët, paga deri në 17 mijë euro
Diçka e pabesushme po ndodh në brigjet e liqenit të Zyrihut.
Kjo pasi kamarierët për sezonin e verës arrijnë të fitojmë shuma të mëdha parash sa që mund të përballojnë jetesën pa punuar për të gjithë muajt e vjeshtës, për t’mos thënë gjithë vitin.
Ata po thonë se kanë fituar deri në 16,500 franga – afro 17,250 euro – vetëm në muajin qershor, pa llogaritur shpenzimet.
Shkak për fitimet e majme në këtë rast është bërë strategjia e ndjekur nga dy sipërmarrës zviceranë, të cilët pasi u përballën me mungesën e stafit vendosën që të indeksojnë pagat e punonjësve në varësi të xhiros së bizneseve.
Michel Péclard, njëri prej biznesmenëve shpjegoi se të gjithë kamerierët që punojnë në bizneset e tij, marrin nga 8 deri në 12 mijë franga në muaj; pa përfshirë këtu pagën minimale prej 3750 frangash të garantuar në kontratë, raporton TopChanel.
Kjo strategji, sipas tij, e nxit të gjithë stafin që të punojë njësoj sikur restoranti të ishte i tyre. “Ndërkohë rroga prej 16,500 është më e larta deri më tani, e fituar nga një kamerier”- thotë Péclard.
Megjithatë, strategjia e ndjekur nga dy pronarët e disa restoranteve në këtë zonë, nuk është e duhura shprehen përfaqësues të shoqatës tregtare GastroSuisse.
“Pagat e bazuara në qarkullimin e të ardhurave mund të jenë sigurisht një zgjidhje”- tha presidenti i GastroSuisse Casimir Platzer, ndërsa e cilësoi rastin tejet shpërqëndrues dhe jo profesional.
Zona e Liqenit të Zyrihut në Zvicër është më e frekuentuara nga turistët, kryesisht italianë, dhe jo vetëm.