Chelsea zhgënjen përsëri, humbet nga Aston Villa

Chelsea ka zhgënjyer përsëri duke humbur me rezultat 0-1 në shtëpi nga Aston Villa. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Ollie Watkins (73’). Kështu, Blutë e Londrës kanë vazhduar me rezultate të dobëta ku nga gjashtë ndeshje kanë vetëm një fitore, dy barazime dhe 3 humbje.

Miliardat e shpenzuara të pronarëve të Chelsea për të blerë futbollistë duket se nuk po hynë në punë, pasi që ata kanë regjistruar humbjen e dytë rresht në Premier Ligë në xhiron e gjashtë të saj.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar derisa në minutën e 44-të u shënua edhe një gol nga Chelsea por që u anulua pasi që ishte në pozitë jashtëloje Disasi.

Pjesa e dytë filloi më mirë për Chelsea të cilët rastin e parë e regjistruan që në minutën e 47 me Raheem Sterling por Martinez bëri një pritje të mirë për t’ia mohuar golin atij.

Gjërat për Blutë e Londrës u vështirësuan edhe më shumë kur Malo Gusto u ndëshkua me karton të kuq direk pas ndërhyrjes së tij të ashpër.

Kështu, Aston Villa doli në një kundërsulm të shpejt në minutën e 73-të dhe shënoi gol për të kaluar në epërsi.

Ollie Watkins ishte golashënues i këtij goli.

Aston Villa ishte afër për të shënuar edhe golin e dytë në këtë sfidë me Diaby por portieri i Chelsea e priti goditjen e tij.

Në fund Chelsea humbi këtë ndeshje dhe vazhdon të renditet poshtë në tabelë ku është në vendin e 14 me 5 pikë, ndërsa Aston Villa arrin në kuotën e 12 pikëve dhe është në vendin e gjashtë.

Chelsea në mesjavë do të luajë në rrethin e tretë të Carabao Cup kundër Brighton përsëri si vendës derisa Aston Villa pret Evertonin po ashtu në rrethin e tretë të Kupës së Ligës.