Fotot nga dalja e re publike e Amber Heard tronditën opinionin publik.
Pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë aktoren dhe ish-bashkëshorten e Johnny Depp duke ecur me një fustan të zi në Madrid, të mbështetur nga dy paterica. Sipas raportit të ‘Page Six’, ish-ylli i “Aquaman”, ka pësuar një aksident.
37-vjeçarja nuk i ka shmangur paparacëve. Në vend të kësaj, ajo buzëqeshi dhe komunikoi me ta.
Heard tha se ajo e ndrydhi ijën e saj gjatë stërvitjes për Maratonën vjetore të New York, e cila zhvillohet në fillim të nëntorit.
“Megjithë dëmtimin e saj, ajo dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore,” thotë artikulli i Page Six.
Paraqitja e saj vjen menjëherë pas premierës së dokumentarit mbi gjyqin e saj shumë të komentuar me Depp në Netflix.