Begaj u kërkon homologëve të Kenias, Botsvanës e Sudanit të Jugut njohjen e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar takime të ndryshme gjatë pjesëmarrjes së tij në Javën e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Mes takimeve kanë qenë dhe ato me presidentët nga Kenia, Botsvana dhe Sudani i Jugut ku iu kërkoi tre homologëve të tij që ta njohin Kosovën, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë takimit, presidentët nënvizuan se shkëmbimi i vizitave të nivelit politik, do t’i japë një shtysë zhvillimit të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve përkatëse, veçanërisht në kuadër edhe të organizatave ndërkombëtare.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo