Azir Aliu në Samitin Botëror të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur: ,,Digjitalizimi në mënyrë të konsiderueshme ndikon ndjeshëm në uljen e korrupsionit”

Ministri Azir Aliu, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Estoni, mori pjesë në Samitin Botëror mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur (Оpen Government Partnership).

Në suaza të Samitit, ministri Aliu mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me temë: ,,Lidershipi mbështetës dhe katalizmi i veprimit global kundër korrupsionit”.

,,Teknologjia është mjet jashtëzakonisht i fuqishëm në luftën kundër korrupsionit. Zhvillimi i platformave dhe aplikacioneve ndihmon ndjeshëm në përmirësimin e transparencës së proceseve qeveritare.

Korrupsioni nuk njeh kufi, pikërisht për këtë bashkëpunimi ndërkombëtar është i domosdoshëm. Vendimet dhe veprimet e ndërmarra në nivel global mund të kenë impakt të madh në luftën kundër korrupsionit”, – deklaroi ministri Aliu.