Atletico Madrid e ka mposhtur me rezultat 3-1 Real Madridin në derbin e kryeqytetit spanjoll. Morata (4’, 46’), dhe Griezmann (18’) shënuan golat për Atleticon derisa Toni Kroos (35’) shënoi për Real Madridin
Real Madridi është njoftuar me humbjen e parë në këtë sezon, pasi që është mposhtur nga Atletico Madrid në testin e parë serioz kundër një skuadre të fortë në La Liga.
Atletico Madrid e filloi furishëm këtë takim duke shënuar gol që në minutën e katër.
Lino bëri një asistim perfekt për Alvaro Moratan i cili shënoi golin e parë në këtë ndeshje. Ishte një gol i shënuar me kokë nga sulmuesi spanjoll.
Atletico vazhdoi shënimin e golave me kokë.
Kësaj radhe ishte shtatëshkurti Griezmann që shënoi një tjetër gol me kokë në minutën e 18-të.
Ky nuk do të ishte goli i fundit i shënuar në pjesën e parë.
Toni Kroos i Real Madridit u lirua mirë dhe bëri një goditje të fortë me të djathtën e tij për të shënuar golin që i jepte shpresë Los Blancos për një rikthim. Goli u shënua në minutën e 35-të.
Por, Atletico e nisi shumë mirë pjesën e dytë.
Ishte përsëri një gol me kokë i djemve të Simeones, ku Alvaro Morata shfrytëzoi për mrekulli krosimin e Niguez për të shënuar në minutën e 46-të.
Pjesën e tjetër të ndeshjes Atletico arriti që të neutralizojë sulmet e Real Madridit, edhe pse Rodrygo (64’) dhe Aurelien Tchouameni (65’) që kishin mundësi të arta për të shënuar por nuk e bën këtë.
Fitorja bën që Atletico të ngjitet në vendin e pestë me 10 pikë, kurse Real Madrid zbret në pozitën e 3.
Barcelona kështu ruan vendin e parë në La Liga.
Ndeshjen e ardhshme Atletico e luan në La Liga si mysafirë i Osasunës kurse Real Madrid pret në shtëpi skuadrën e Las Palmas.