Arrestohet shtetasi shqiptar për sulm fizik ndaj një banori nga Çajlja

Dje (14-shtator) rreth orës 15:45, në rrugën Beliçica në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë- DPB Gostivar kanë arrestuara 24-vjeçarin K.R. nga Republika e Shqipërisë, i cili gjysmë ore më parë, ishte raportua nga 41-vjeçari S.Q. nga Çajlja e Gostivarit se në rrugën Goce Delçev në Gostivar ai e kishte sulmuar fizikisht. K.R është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të çështjes.TS