Arrestohen dy persona nga Gostivari, me armë zjarri kanë vrarë dy kuaj

Dy persona janë arrestur nga policia, nën dyshimin se të njejjtit kanë vrarë me armë zjarri dy kuaj, përcjell TS.

“Personat A.A. (32) dhe Z.I. (31) të dy nga fshati Lakavicë, dje janë ndaluar nga policia e Gostivarit, pasi kanë marrë njoftim se dy të arrestuarit nga fshati Strajanë kanë vrarë dy kuaj me armë zjarri”, theksojnë nga MPB-ja.

Pas dokumentimit të plotë të çështjes, ndaj tyre do të ngritet procedura penale.