Ish-kapitenit të Spanjës, Sergio Ramos, i është ofruar një marrëveshje me Al Ittihad, ku do të ribashkohej me ish-shokun e skuadrës te Reali i Madridit, Karim Benzema.
Spanjolli ka qenë mbetur pa skuadër që kur kontrata e tij me Paris Saint Germain u ndërpre këtë qershor. Ai është një nga tre lojtarët e mëdhenj, së bashku me Lionel Messin dhe Neymarin, që u larguan nga kampionët e Ligue 1 këtë verë.
Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Al Ittihad i ka dërguar Ramos një kontratë dyvjeçare. Ata kanë përfshirë një klauzole për prishjen e njëanshme të marrëveshjes.
Gjigantët e Pro Ligës Saudite presin vendimin e Ramosit pasi pas tij janë vënë shumë klube turke.
Një lëvizje tek Al Ittihad do ta ribashkonte Ramosin me Benzemanë. Dy legjendat e Realit të Madridit kanë kaluar 12 vite së bashku në kryeqytetin spanjoll përpara se Ramos të largohej nga klubi në vitin 2021.
Edhe pse spanjolli shtoi dy tituj të Ligue 1 në palmaresin e tij të trofeve, nuk mund të shfaqej në versionin e tij më të mirë.
Saudi Pro League ka tërhequr shumë emra të mëdhenj futbolli në tre muajt e fundit. Që nga nënshkrimi i Cristiano Ronaldos me Al Nassr, liga e Lindjes së Mesme ka afruar emra të mëdhenj të futbollit si: Benzema, Neymar, N’Golo Kante, Riyad Mahrez dhe Fabinho.