Anglia nuk ia ka dalë të marrë më shumë se një pikë nga përballja me Ukrainën, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Tarczynski Arena Wroclaw” përfundoi me rezultatin 1:1. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.
Ukrainasit kaluan të parët në epërsi me golin e Oleksandr Zinchenkos (26’), teksa anglezët barazuan përmes Kyle Walker (41’).
Anglia pas këtij barazimi ka 13 pikë dhe vazhdon kryesimin në Grupin C.
Ukraina është e dyta me shtatë pikë.