“Është evidente se ka një grumbullim të vazhdueshëm të frontit progresiv. Zoran Zaev është një nga politikanët e rrallë që shquhet për guxim dhe vendosmëri, ai ende mund të kontribuojë në politikë. Nga takimi i fundit në Bihaçka mes Dimitar Kovaçevskit, Zoran Zaevit dhe Oliver Spasovskit – LSDM vetëm mund të përfitojë”, thonë analistët politikë në prononcimet për “Frontline” – duke komentuar takimin e djeshëm në udhëheqësisë së socialdemokratëve në Shkup, përcjell PRESSonline.al
– Paraqitja e Zaevit në Bihaçka mund të jetë tentativë për të parandaluar spekulimet që janë shfaqur në media për ndonjë përçarje në LSDM, dhe duke pasur parasysh sherrin e ashpër mes Mickoskit dhe Gruevskit, mendoj se kjo është një përpjekje e LSDM-së për të treguar unitet përballë situatës konfliktuale në opozitë, thotë për “Frontline” Petar Arsovski, analist politik dhe publicist, përcjell PRESSonline.al
Sido që të jetë, shton ai, është e pamundur që LSDM nga një kombinim i tillë të dalë më e dobët, përkundrazi.
“Nga një lëvizje e tillë mund të ketë vetëm përfitim në sferën publike, gjegjësisht në imazhin e dikujt dhe kjo është arsyeja kryesore për mbajtjen e një mbledhje të këtillë”, theksoi Arsovski.
Profesoresha universitare dhe kolumnistja, Ana Çupeska, mendon se jo vetëm Zaev, por gjithçka që është progresive duhet të bashkohet sa më parë në Frontin Evropian.
– Është e qartë se po bëhet agregimi i frontit progresiv, për të realizuar zgjidhjen përfundimtare të vendit në drejtim të integrimit evropian. Personalisht mendoj se jo vetëm Zaev, por gjithçka që është progresive duhet të bashkohet sa më parë në atë Front të paralajmëruar evropian. Forcat progresive duhet të bashkohen për kauzën/qëllimin më të lartë shtetëror – anëtarësimin në BE. Pra, ky gjest është një gjest i mirëseardhur, sipas Çupeskës, përcjell PRESSonline.al
Gazetari dhe njohësi i rrethanave politike në vend Driton Zenku thekson se Zoran Zaev është një figurë e rëndësishme në skenën politike të Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë. Sipas tij, ai është ndër të paktët politikanë që dallohen për guxim dhe vendosmëri.
– Ai kishte një karrierë të bujshme politike dhe çdo post e merrte drejtpërdrejt nga populli me votë. Ai ka qenë një zyrtar i zgjedhur nga elektorati për gati dy dekada. Ai ishte kryetar i komunës së Strumicës pa kundërshtar dhe aty fitoi në tre cikle zgjedhore. Para vitit 2005, kur u zgjodh kryetar komune, ka qenë deputet për dy vjet. Ai u zgjodh edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, por tani si kryetar i LSDM-së. Gjatë tri viteve që udhëhoqi LSDM-në në opozitë, ai arriti ta kthejë partinë në pushtet para një qeverie arrogante dhe gati diktatoriale të VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit. Ai u përball me burg si kryetar komune dhe dhunë në Kuvend nga qeveria e Gruevskit. Arriti marrëveshjen me Greqinë dhe kompromisin me Bullgarinë. Këto momente e tregojnë Zaevin si një politikan të guximshëm, thotë Zenku për “Frontline”, përcjell PRESSonline.al
Kur flasim për një rikthim të mundshëm në politikë, shton ai, duke ditur qasjen e tij ndaj politikës, do të ishte një nxitje shtesë për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.
– Mendoj se Zoran Zaev ende mund të kontribuojë në politikë. Historia na tregon se ish-liderët e partive politike e kanë pasur të vështirë të kthehen në politikë, për shembull Ljubço Georgievski, por kthimi i Zaevit nuk është i pamundur kur dihet se çfarë marrëdhëniesh ka ndërtuar me bashkësinë ndërkombëtare, theksoi ai.
Nga ana tjetër, sipas analistit politik Eroll Rizaov: “Natyrisht që edhe LSDM edhe VMRO DPMNE kanë nevojë të madhe për të treguar unitet në radhët e tyre”.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke folur për rolin e ish-kryeministrit në spektrin politik të shtetit në një intervistë për Frontline dhe CIVil Media, tha se shoqëria për të gjithë qytetarët dhe vizioni që Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të ndërtohet si një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë është një vizion të cilin Zoran Zaev jo vetëm që e inicioi, por e ringjalli dhe e zbatoi si parim i qeverisjes dhe ndërtimit të shoqërisë maqedonase, dhe ky është një fakt që askush nuk mund ta shmangë. ne kete moment.
– Është i pashmangshëm vizioni i presidentit të atëhershëm të LSDM-së dhe kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në të cilin shoqëria u hap për të gjithë qytetarët dhe vizioni se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të ndërtohet si shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë është një vizion që ai jo vetëm e inicioi, por e ringjalli dhe e vuri në veprim si parim i qeverisjes dhe ndërtimit të shoqërisë maqedonase dhe ky është një fakt që askush nuk mund ta shmangë në këtë moment. Fjala vjen, për përparimin e LSDM-së dhe shtetit duhen të gjithë, sidomos ata që dhanë më së shumti për shtetin, njëri prej tyre është edhe Zoran Zaev, tha ministri Spasovski, përcjell PRESSonline.al
Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ish-liderin Zoran Zaev, i cili ka kohë që nuk është parë në aktivitete partiake, janë ulur në një tryezë të përbashkët për të diskutuar për aktivitetet partiake dhe shtetërore në drejtim të integrimit të vendit në BE.
Siç u njoftua, në takimin koordinues u diskutua “të bëhet gjithçka që është e mundur për të siguruar një konsensus kombëtar dhe shtetëror për të përmbushur përcaktimin e shumicës dërrmuese të qytetarëve, që Maqedonia e Veriut të bëhet shtet evropian deri në vitin 2030”.