Ambasadori suedez viziton familjen e policit të vrarë Banjskë: Autorët duhet të dalin para drejtësisë
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka qëndruare për ngushëllime dje tek familja e rreshterit të vrarë në Veri, Afrim Bunjaku.
Ai ka kërkuar që autorët e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri, të dalin para drejtësisë.
Westerlund ka mirëpritur reagimet e Policisë së Kosovës në këtë rast.
closevolume_off
“Sot vizitova shtëpinë e rreshterit të ndjerë Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij për humbjen e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Përshëndes Policinë e Kosovës për performancën e saj të guximshme”, ka thënë ai.