Sot jemi këtu, për ta pyetur ministrin Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët se a është ministër apo është opozitar? Ne nuk duam të besojmë se ai është bërë kukull.
Pas deklarimit të tij se ai nuk pajtohet me ndryshimet e Kodit Penal, duke e hedhur topin te zëvendësministrja, ne jemi sot këtu që t’i themi se nëse vërtet nuk pajtohet me ato ndryshime dhe se zëvendësministrja e ka keqpërdorur mosprezencën e tij në seancën e qeverisë për t’i kontrabanduar ndryshimet në Kodin Penal, të propozuara nga ministria që ai e udhëheq, atëherë le të japë dorëheqje. Ai nuk mund të qëndrojë ulur në dy karrige – edhe të jetë në pushtet dhe në opozitë.
Nëse vërtet zëvendësministrja e Drejtësisë, pa dijeninë e ministrit Krenar Lloga, i ka propozuar ndryshimet e Kodit Penal në seancën e qeverisë, atëherë shtrohet pyetja se çfarë bën Aleanca në qeveri? Pse Krenar Lloga dhe Aleanca vazhdojnë të qëndrojnë si dekor në Qeveri nëse nuk mund ta heqin macen nga përsheshi? A po e durojnë gjithë këtë poshtërim vetëm për tenderët e majmë në institucionet që i udhëheqin apo mos duan ta shtojnë ndonjë shtëpi të Taftalixhe?
Nëse thonë se nuk kanë parë gjë e nuk kanë dëgjuar gjë, atëherë shtrohet pyetja se mos vallë ua ka zënë sytë korrupsioni, apo mos presin t’i nxjerrin nga qeveria e këtë ta marrin vesh nga mediat?
Ju lutem, le të bëhemi seriozë! Krenar Lloga, me shfajësime që më shumë ngjajnë në mashtrime, kërkon amnisti politike vetëm pasi BE-ja reagoi ashpër ndaj amendamenteve të Kodit Penal. Meqë aq shumë e dashka drejtësinë, pse nuk e mbështeti amendamentin e AlternAtivA-s për mosvjetërsimin e korrupsionit politik? Por, shqiptarët nuk bien pre e dredhive të tilla. Kjo padrejtësi që po instalohet do të dënohet ashpër në zgjedhje.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Disa kompani do të hapen, disa do të mbyllen, nuk është fundi i botës – thotë Mickoski për largimin e dy firmave të huaja nga vendi
- Pse vendosi të dëshmojë në mbrojtje të Thaçit? – Hill: S’besoj se ai ishte i përfshirë në veprimtari të paligjshme
- Medai Shaholli: Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!
- Theu xhamin e mobilerisë, pamjet kur autori i vë zjarrin biznesit në Vlorë (VIDEO)
- Mickoski tregon se kur do të caktohen ushtrues detyre në Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë
- AKI bën thirrje për bashkim të këshilltarëve shqiptarë në Këshillin Komunal të Kërçovës
- Dyshohet se ngeci në rrethojat e një shtëpie në Maliq, vdes 45-vjeçari
- Kryetari i Shkupit tregon se borxhi i qytetit ka kaluar 300 milionë euro, paralajmëron ndryshime në ndërmarrjet publike
- Prokuroria urdhëron ndërprerjen e përkohshme të numërimit në Mitrovicë
- Hekurudha Maqedoni-Bullgari, tuneli sheh “dritë”