“Allahu është i madh” – shkruan Daku

Mirlind Daku ka reaguar edhe në rrjetet sociale pasi debutoi me gol në shtëpi me Shqipërinë në ndeshjen kundër Polonisë

Daku shënoi në minutën e 61-të pasi që u asistua nga kosovari tjetër që luan për Shqipërinë, Ylber Ramadani.

Mirlind Daku, i cili pasi nuk u ftua nga Kosova, shënoi gol në paraqitjen e dytë me Shqipërinë, e ka shkruar një postim të shkurtër në profilin e tij në Facebook.

“Allahu është i madh”, shkroi ai shkurtër në këtë postim.
Me herët në një intervistë ai foli për ndeshjen e kaluar dhe për golin e sotëm.

“Ata lot që kam derdhur janë lot që kanë dal nga shpirti dhe janë të sinqertë”.

Duke folur për golin që e shënoi në minutën e 61-të, Daku tha se ishte një gol që e ka bërë atë të ndihet mirë.

“Në atë moment kur e kam shënuar golin më është dukur se kam larguar çdo të keqe nga trupi, më është dukur se kam hequr nga shpina 100 kg dhe jam lehtësuar. Më mirë që kam shënuar në Shqipëri e jo në Pragë.

Mandej ai i ka kërkuar falje tifozëve për atë që nuk ka shënuar në Çeki dhe për rastin e lëshuar derisa ka pasur një dedikim të veçantë për golin.

“Golin ia dedikoi familjes sime si dhe dëshmorëve që kanë dhënë gjithçka për Atdhe dhe ne tani të mund të bashkohemi në këtë Kombëtare”, ka thënë Daku për Supersport.