“Ai është i dashuruar në ne” – Emi Martinez “krenar” për Lionel Messi

Emi Martinez ka pasur fjalë të mëdha për Lionel Messi që udhëtojë me Argjentinën për ndeshjen kualifikuese në Botërori kundër Bolivias, edhe pse ai ishte i lënduar

Kapiteni i Argjentinës kishte mbetur jashtë ndeshjes së Kombëtares së tij kundër Bolivisë në La Paz, pasi që pësoi një lëndim në fund të ndeshjes kundër Ekuadorit të enjten e kaluar – ku Messi shënoi gol.

Por, në vend që ai të ateroi dhe ta vazhdojë rikuperimin e tij në Miami, Messi zgjodhi që të udhëtojë me skuadrën e tij në 3600 metra lartësi mbi detare ku ata luajtën ndeshjen e dytë kualifikuese në Botëror – një gjë që e ka impresionuar portierin,
“Ne kemi ende uri për të fituar. E njëjta gjë vlen edhe për kapitenin që kishte mundur të kthehet në shtëpi por ai na shoqëroi ne. Kjo na bën ne krenar që ai vazhdon ta ndjejë ekipin, vazhdon ta duajë dhe na shoqëron ne në çdo gjë. Jam krenar që jam pas këtyre djemve”, ka thënë Martinez për gazetarët pasi që Argjentina fitoi 0-3 në ndeshjen si mysafirë.

Portieri i Aston Villas – që zakonisht janë armiqësorë për ekipet dhe tifozët kundërshtarëa – është i lumtur që kësaj radhe ata u pritën mirë nga tifozët e Bolivisë.

“Normalisht, ata nuk na presin mirë kur luajmë jashtë Argjentinës”, tha duke qeshur Martinez. “Por, sot bolevianët brohoritën emrin tim dhe i bën shumë respekt vendit tim”.

Derisa ende janë duke e shijuar fitoren e tyre në dhjetor në Botërorin e Katarit, kampi i Argjentinës duket një vend i lumtur për momentin. Për mbrojtjen e titullit ata e kanë nisur shumë mirë, e që kjo shihet në atmosferën që ka mbretëruar në kampin e tyre.

Futbollistët e Argjentinës tani pritet të kthehen në klube, por ata do të grubullohën së bashku përsëri në tetor ku do t’i luajnë edhe dy ndeshje kualifikues – kundër Paraguait dhe Perusë.