Maqedonia e Veriut U-17 do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese ndaj kombëtares së Kosovës shkruan Tetovasot .
Pas një serie pozitive fitoresh,përfshirë atë të fundit kunfër Qipros U-17 me rezultat të thellë 3:0,përzgjedhësi i U 17 Dashmir Beari ka përgatitur formacionin më të fortë në këto përballje që do të zhvillohen në Kosovë më 6 dhe 8 shtator.Beari ka bërë një skuadër të konsoliduar me lojtarë cilësorë që janë edhe shpresa e futbollit në të ardhmen në Maqedoni por edhe në liga më të forta evropiane.
Në këtë listë të ftuarish nuk ka si mungon i përhershmi Hisar Ali ,një top lojtar sulmues me kualitete shumë të mira që është edhe shënuesi kryesorë i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut U-17 .
Në listën e të ftuarve është edhe një tjetër lojtar i Shkëndijës,Albion Musliu .
Puna e tyre me Taxhedin Kasamin Taki te Shkëndija U-18 që morri vitin e kaluar kurrorën e dyfishtë në Kampionat dhe Kupë,po shpërblehet me lojëra të mira edhe në reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut të lojtarëve bazë që kanë një të ardhme të ndritshme .Tetovasot