Skuadrat e Pro Ligës Saudite kanë transferuar një mori yjesh nga skuadrat europiane këtë verë – por – ato ende nuk kanë përfunduar
Pro Liga Saudite mund të bëjë ende transfere të mëdha derisa këtë ligë ka arritur që ta shndërrojë në një hapësirë yjesh futbolli në muajt e fundit. Klubet ende mund të blejnë yje të huaj, deri më 7 shtator kur edhe ju përfundon atyre merkato.
edhe pse shumë emra nga Europa arritën që të transferohen në minutat e fundit para mekartos, ka edhe të tjerë që mund të kërkojnë edhe për pak javë sfida të reja.
Tradicionalisht, Super Lig e Turqisë ishte një plan rezervë për të kaluar në ditët e fundit, por ka edhe skuadra të tjera që janë gati për sfida të reja.
Më poshtë 12 futbollist që do të mund t’i ndryshojnë skuadrat e tyre apo mund të gjejnë skuadra të reja deri më 7 shtator të këtij viti.
Mohamed Salah
Pavarësisht se Jurgen Klopp e ka përsëritur disa herë që ai do të qëndron, thashethemet e lidhin vazhdimisht Mohamed Salah për një kalim në Al Ittihad. Kampionët saudit kanë bërë një ofertë 150 milionë funte, e cila është refuzuar, por pritet të bëjnë edhe një tjetër që do të jetë mbi 200 milionë euro. Liverpool heziton ta shesë Salah tani sepse kjo do të ishte katastrofale për ta, sepse nuk mund ta zëvendësojnë, por edhe kaq para për një 32 vjeçar është e vështirë që të refuzohen.
Demarai Gray
Ka një mënyrë më të mirë për t’u larguar nga një klub dhe jo të përdoret Instagram. Demarai Grey zgjodhi këtë rrjet social për ta akuzuar Sean Dyche se ai “nuk e respekton atë” – kështu ai hapi rrugë për një kalim në Arabi Saudite. Skuadra e Steven Gerrard, Al Ettifaq thuhet se është ka e kërkon atë.
David de Gea
Pavarësisht dobësive të tij, ishte befasi që asnjë klub europian nuk i ofroi kontratë David de Geas që ishte i lirë këtë verë. Tani ai mund të paketojë valixhet dhe të kalojë për ndonjë ofertë të mirë në Pro Ligën Saudite. Al – Nassr duket se është opsioni i tij më i mirë, pasi që David de Gea është lënduar.
Hugo Lloris
De Gea nuk është i vetmi veteran i Premier Ligësi cili mund të zbarkojë në Arabi Saudite. Vendi i Hugo Lloris është zënë nga Guglielmo Vicario derisa u tha se ai mund të kalonte në Nice dhe Lazio gjatë merkatos. Spurs presin që ai të qëndrojë në skuadër më së largu deri në janar por ai mund të largohet këtë afat pasi që thuhet se disa skuadra nga Arabia janë të interesuar për të.
Paul Pogba
Rikthimi i Pogbas në Juventus ka kaluar në rrëmujë të plot, me lëndime të një pas njëshme që kanë bërë që ai të këtë vetëm gjashtë paraqitje në Serie A sezonin e kaluar. U tha se po shihet një dritë në tunel me në fund për të, pasi që francezi u kthye në barazimin e skuadrës së tij me Bologna por vetëm për të pasur një lëndim të ri në shpinë në ndeshjen kundër Empolit të dielën. Kjo ka bërë që ai të përflitet për largim me Al – Ahli dhe Al-Ittihad që janë të interesuar për shërbimet e tij.
Daniel Podence
Pasi që shënoi gjashtë herë, duke shënuar më së paku gola në Premier Ligë nga sulmuesit, Daniel Podence nuk ka luajtur ndeshjet e para të sezonit 2023/24 për Ëolves. Qartë që ai dëshiron që të largohet nga Molineux me Al Ettifaq që është lidhur me një transferim të ish sulmuesit të Olympiacos.
Nicolas Pepe
Pasi u transferua në Arsenal në verën e vitit 2019 për 72 milionë funte, Nicolas Pepe shihet si biznesi më i keq që Arsenali ka bërë. Pavarësisht disa shkëndijave dhe kualitetit që tregoi gjatë sezonit 2020/21, Pepe nuk po e gjen vetën në Londër dhe shpëtimin do të përpiqet ta gjejë jashtë saj. Besiktas thuhet se është shpëtimi i tij por që nuk përjashtohet mundësia të kalojë në Arabi Saudite.
Jadon Sancho
Erik ten Hag nuk ishte në humor të mirë kur goli për gazetarët pas humbjes 3-1 ndaj Arsenalit. Në këtë rast ai foli edhe për Sanchon duke thënë se ai është jashtë shkaku i stërvitjeve të dobëta. Futbollisti reagoi në rrjete sociale dhe tani thuhet se ai mund të largohet për të luajtur në Arabi për pjesën tjetër të sezonit.
Marco Verratti
Marco Verratti nuk është paraqitur këtë sezon për PSG dhe italiani duket se është i padeshirueshëm për klubin, ashtu si: Georginio Wijnaldum, Neymar dhe për një kohe edhe Kylian Mbappe. Verratti ende mbetet i kërkuar nga disa skuadra të Pro Ligës Arabe por edhe nga Katari.
Thiago Alcantara
Thiago Alcantara ka munguar në fillim të sezonit për Liverpoolin shkaku i lëndimit, nëse është për t’ju besuar raporteve të fundit për Reds. Për të thuhet se është i interesuar Al Ahli dhe ka bërë një ofertë prej 10 milionë funtesh, por kohëve të fundit nuk ka lajme për të dhe ndoshta kjo lëvizje mund të mos ndodh.
Tanguy Ndombele
Pasi që ndihmoi Napolin për ta fituar titullin e Serie A pas 30 viteve, Tanguy Ndombele pritet t’i jepet edhe një shanse në Tottenham, por që Ange Postecoglou nuk është i bindur në mesfushorin. Ai po kërkohet jo vetëm nga skuadrat e Pro Ligës Arabe por edhe nga disa skuadra të Turqisë.
Jesse Lingard
Pas një sezoni tepër të dobët në Nottingham Forest, e ku kontrata e tij nuk u rinovua, ende nuk ka zgjidhje për anglezin. Pavarësisht se ka stërvitur me Inter Miami dhe West Ham ai po vuan për të gjetur klub të ri. Në verë, Lingard refuzoi ta përjashtojë mundësinë e kalimit në Pro Ligën e Arabisë por që kjo mund të ndodh deri më 7 shtator.