Bashkëpunimi ndërmjet Kanadasë dhe Maqedonisë është i shkëlqyer dhe ne si ministra të punëve të jashtme jemi takuar shumë herë në takimet e NATO-s dhe OSBE-së, ku kemi pasur shumë diskutime formale dhe joformale. Këtë e theksoi ministrja e Punëve të Jashtme, Melanie Joli, e cila për herë të parë ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoni informon Tetovasot.
Xholi shtoi se dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta në aspektin e sigurisë dhe nuk kurseu fjalët lavdëruese për pjesëmarrjen e Maqedonisë në dy organizatat më të mëdha të sigurisë. Ajo personalisht ka falënderuar Osmanin për lidershipin që ka treguar si kryetar i OSBE-së.
“OSBE-ja është një organizatë shumë e rëndësishme dhe ky moment në të cilin ju kryesoni OSBE-në është jashtëzakonisht i rëndësishëm, për të cilin dua t’ju falënderoj personalisht Bujar para gjithë publikut, sepse e di që jeni duke bërë një punë të vështirë. Të jesh Kryetar i OSBE-së në këtë moment është një detyrë e vështirë dhe ju falënderoj për udhëheqjen tuaj”, tha Joly.
Joly shprehu mirënjohjen për mikpritjen e autoriteteve shtetërore në Maqedoni, me të cilët po takohet sot, dhe theksoi se kjo është hera e parë në 25 vjet që një ministër i Jashtëm kanadez vjen në Maqedoni, gjë që e bën vetë vizitën një akt historik. .
Krahas aleancës në NATO dhe bashkëpunimit në kuadër të OSBE-së, në fokus të bisedës ishin edhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Agron Shehaj: Rama po hetohet nga SPAK, nuk ka më të paprekshëm
- Kufizime në shërbimet bankare më 7 dhe 8 nëntor, Shoqata e Bankave të Maqedonisë tregon se çfarë ndryshon nga 9 nëntori
- “KUSH E KODON TË ARDHMEN?”: DISKUTIM PANELI PËR VAJZAT DHE GRATË NË STEM
- Azmanovi sulmohet fizikisht në Gjykatën Civile në Shkup, sulmuesit i merret pasaporta
- Drejtoresha e një institucioni financiar kursimor në Kavadar dyshohet për përvetësim dhe keqpërdorim të parave të qytetarëve
- Anton Çuni vetë deputet i Kosovës, djali pjesë e ushtrisë kroate: Jam krenar…
- Keni para në xhep, por mbi 1.000 euro nuk mund të paguani në kesh
- Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i
- Tensionohet protesta para kryeministrisë në Tiranë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
- Urim Saliu: Nëse VLEN dhe AKI heshtin ndaj ZNAM-it, le të dorëzojnë mandatet