Xhemajli transferohet tek Egnatia

Mbrojtësi i qendrës, Arbenit Xhemajli karrierën do ta vazhdojë në Superligën e Shqipërisë. 25-vjeçari, që ka një paraqitje me Kosovën A dhe gjashtë me Kosovën U21, të mërkurën ka firmosur me Egnatian e Rrogozhinës. Xhemajli është bashkuar menjëherë me skuadrën në strëvitje.

Deri më tani Xhemajli ishte te Vaduzi, skuadra nga Lihtenshtajni që garon në Zvicër. Luajti 21 ndeshje në kategorinë e dytë zvicerane.

Xhemajli ka luajtur për të rinjtë e Zuerichut, ndërsa më pas ishte te Xamaxi dhe te Sunderlandi në Angli. Në Superligën e Zvicrës i ka 40 ndeshje e dy gola, me skuadrën e Xamaxit. Egnatia ka fituar Kupën e Shqipërisë dhe ishte e treta në Superligë.

Luajti edhe në Ligën e Konferencës.