VMRO-DPMNE: Kjo qeveri nuk ka legjitimitet

Në Maqedoni duhet të ketë zgjedhje të shpejta sa më shpejt që populli të ketë mundësi të shprehë mendimin e tij dhe çfarë politika preferon, kërkon opozita.

“Nëse deri më tani Kovaçevskit nuk e ka të qartë se duhet të japë dorëheqje, shpresojmë që kjo të jetë më e qartë për të pas leximit të deklaratave të partnerëve tanë strategjikë në ditët e fundit.

Kovaçevski duhet ta pranojë me vete se ai dhe kjo qeveri nuk kanë legjitimitet para qytetarëve dhe se bllofi para ndërkombëtarëve se janë 80 deputetë për të ndryshuar kushtetutën nën diktimin bullgar është lexuar dhe nuk do të ndodhë. I bëjmë thirrje që të mos blejë ditë pas dite, vetëm që të organizojnë një tender tjetër në 4 sy dhe të pasurohen edhe më shumë në kurrizin e qytetarëve. Kjo qeveri është e fundosur, në fund të paktën qeveria le të jetë e ndershme para popullit dhe ta shpërbëjë sot”, shkruan VMRO-DPMNE.