Videolotaria “Casinos Austria” edhe njëherë ofron mbështetje në zhvillimin e sportit në vend

Videolotaria “Casinos Austria” edhe njëherë ofron mbështetje në zhvillimin e sportit në vend. Me një donacion në vlerë prej 2,5 milion denarësh, Videollotaria ndihmon në rekonstruimin e këndit të lojërave “Oliver Sokolov Sokol” në Komunën e Karposhit. Videollotaria Casinos Austria njofton se ky është donacioni i shtatë me radhë i kësaj natyre, ndërsa nuk do të jetë i fundit. Kreu i komunës së Karposhit u bëri thirrje kompanive të ndjekin shembullin e Videollotarisë me qëllim mbështetjen e sportit në vend.

“Ky është këndi i shtatë i lojërave me radhë ku me donacion në vlerë prej 2,5 milion denarësh mundësuam që të bëhet nënshtresa e re moderne, rekuizita të reja, me çka do të mundësojmë që fryma sportive të ndërtohet edhe në komunën e Karposhit. Këtu nuk do ndalemi, do të vazhdojmë edhe më tej, pasi kjo është pjesë e strategjisë tonë. Nën moton ‘Luaj me më të mirët’ kemi për qëllim të inkurajojmë kulturën sportive prej më të rinjve deri te më të moshuarit,” u shpreh Viki Çadikovska, Videolotaria “Casinos Austria”

“Më vjen shumë mirë që ky donacion prej videolotarisë arrin pikërisht në këtë moment, para se të filloj turneu i madh. Faleminderim të veçantë ndaj videolotarisë, dhe vetëm edhe një apel që shembullin e videolotarisë ta ndjekin shumë kompani, dhe dashtë Zoti të kemi më shumë kompani të tilla me përgjegjësi shoqërore, vërtetë ky donacion nuk është i vogël, rreth 40 mijë euro dhe nuk do të ndalemi këtu..,” tha Stevço Jakimovski, Kryetar i Komunës së Karposhit.