Vdes argjentinasja pasi bie nga ndërtesa në Fushë-Kosovë, rasti cilësohet si vrasje

Në orët e para të së martës, ka vdekur një shtetase e Argjentinës pasi e njëjta ka rënë nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka qenë duke qëndruar së bashku me një zviceran dhe rasti është cilësuar si vrasje, raporton Klan Kosova.

“Fushë Kosovë 01.08.2023 – 01:59. Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas zviceran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raport.