Trupi gjykues ka urdhëruar të mërkurën vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Kjo është bërë e ditur nga shefja për informim në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Angela Griep.
Sipas trupit gjykues ekziston rrezik i mjaftueshëm që Thaçi dhe Veseli të pengojnë ecurinë e procesit dhe “të kryejnë krime të tjera”.
“Më 16 gusht, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Trupi Gjykues konstatoi se ekziston rrezik i mjaftueshëm që z. Thaçi dhe z. Veseli të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë krime të tjera. Trupi Gjykues konstatoi se komunikimet mund të kufizohen në një mënyrë që zvogëlon mjaftueshëm këto rreziqe vetëm me anën të zbatimit të kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, ka thënë Griep në informimin e rregullt javor të gjykatës.
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.
Ndërsa ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ali Ahmeti takon deputetin Salih Murat
- Snopçe: Ligji i VLEN për kazinotë version i Artan Grubit – Katandija me fatin e njerëzve do të vazhdojë
- MSH: Investim rekord prej mbi 205 milionë euro për modernizimin e shëndetësisë
- Mickoski: Korrupsioni ishte rregull, ne po e luftojmë fuqishëm
- THELLOHET SKANDALI/ Pas Ziza Pajazitit me Laert Haxhiun, vajza të showbizit takime “speciale” në Burgun e Reçit me grupin Bajri
- Qeveria vendosi: Medresantët do të mund të regjistrohen në të gjithë universitetet e vendit
- I riu nga Rahoveci vdes duke luajtur volejboll në plazhin e Dhërmisë
- Rast i rallë: Mjeku në Spitalin e Strugës mbi 5 vite ka marrë rrogë pa shkuar në punë
- Me vërtetim nga mjeku amë, të papunët mund të aplikojnë deri të enjten për shuarjen e zjarreve – pagë mujore 24.000 denarë
- “Ja si e ndalova luftën Kosovë-Serbi”, e zbulon Presidenti Trump