Portieri i Realit të Madridit, Thibaut Courtois, i është nënshtrua me sukses ndërhyrjes kirurgjikale në gju, pas dëmtimit të rëndë që pësoi pak ditë më parë në stërvitje (këputi ligamentin e përparmë të kryqëzuar në gjurin e tij të majtë”).
Klubi sqaroi në një njoftim për mediet se Courtois do të fillojë programin e tij të rikuperimit “në ditët në vijim”, por nuk specifikoi se sa kohë do të kalojë para se të jetë në gjendje të luajë përsëri. Më shumë mundësi, portieri belg nuk do të jetë në gjendje të japë kontributin e tij gjatë gjithë sezonit.
Courtois u dëmtua në stërvitje një javë më parë dhe mungesa e tij afatgjatë bëri që Madridi të nënshkruante Kepa Arrizabalagan, i cili u prezantua të martën. Ai iu bashkua Realit në forma huazimi nga Chelsea.
Po këtë të të enjte u operua edhe mbrojtësi brazilian, Eder Militao, i cili pësoi të njëjtin dëmtim si Courtois në fitoren 2-0 të së shtunës në ndeshjen hapëse në La Liga kundër Athletic Bilbaos.