Futbolli,ky sport masiv nuk merr fund asnjëherë sepse sapo mbaron një cikël për disa futbollistë vijnë të tjerë.
E veçanta e futbollit është se edhe te shqiptarët po shkëlqejnë talentë të ndryshëm kudo që po bëhen pjesë e klubeve të ndryshme.
Një ndër këta talentë futbolli është edhe Sulejman Abduli që po shpërthen çdo ditë me lojën e tij në ndërkohë që ai është një tip lojtari që vjen nga shkolla futbolli nga klube elitare si Shkëndija, Winterthur dhe Renova ndërsa së fundmi ai nënshkruan me klubin Arsimi që garon në Ligën e dytë në Maqedoninë e Veriut ,klub që ka ambicje të mëdha që një ditë të jetë pjesë edhe e elitës së futbollit në këtë vend.
Edhe në faqen zyrtare të klubit konfirmohet nënshkrimi me këtë super talent
“Përveç lojtarëve që do mbajnë barën kryesore të skuadrës, Kryesia dhe stafi teknik po bëjnë gjithçka që të investojnë edhe në të rinjë premtues e të talentuar siç është Abduli “thuhet në komunikatën e klubit
Sulejman Abduli është një mesfushorë anësorë i ri ,i talentuar që është rritur tek Akademia e Shkëndijës, më pas një periudhë të shkurtër tek akademia e Winterthur, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e juniorëve të Renovës.
Fanella verdh e zi është fanella me të cilën ai debuton në futbollin senior. Tetovasot