Sulm ajror në kryeqytetin rus, pamje nga goditja e ndërtesës

Ushtria ruse përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se ka rrëzuar dronët që synonin Moskën, por një, i dërguar jashtë kontrollit nga aktiviteti anti-ajror, goditi të njëjtën kullë të lartë që u godit në fillim të javës.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ndër të tjera thekson se forcat e saj kanë penguar një sulm terrorist nga regjimi i Kievit dhe kanë rrëzuar dy dronë në periferi në perëndim të qendrës së qytetit.

Një tjetër (dron) u godit nga pajisjet radio-elektronike dhe, pasi doli jashtë kontrollit, u rrëzua në territorin e kompleksit të ndërtesave jo-banesore në Moskva Citi.

https://twitter.com/intent/follow?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1686183639430664194%7Ctwgr%5E1b8acfcd8b3b6f403aa5db891d22c774a89bb722%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fsulm-ajror-ne-kryeqytetin-rus-pamje-nga-goditja-e-nderteses%2F&screen_name=vattaj

Kryebashkiaku i Moskës tha se nuk kishte të lënduar.

Ndërkohë nga pamjet e publikuara në media shikohet sesi është shkatërruar ndërtesa. Ndërkaq për pas sulmit janë mbyllur për pak kohë tre aeroportet kryesore që i shërbejnë qytetit.