Sot temperatura deri në 39 gradë Celsius, pasdite priten reshje lokale të shiut

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të dobët nga drejtime të ndryshueshme. Pasdite, sidomos në zonat malore do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 23, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë Celsius. UV=8

Në Shkup, siç informojnë nga DPHM-ja, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 38 gradë.

Në ditët në vijim do të vazhdojë periudha e motit shumë të nxehtë. Kudo do të jetë aktiv niveli i verdhë i rrezikut nga temperaturat e larta. Nga nesër në orët e pasdites, paralajmëruan nga DPHM, në disa vende do të ketë paraqitje të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe të përcjella me erë. Proceset lokale do të marrin formën e një stuhie. Moti më i qëndrueshme me afat të shkurtër do të jetë të premten.