Shoku i skuadrës së Cristiano Ronaldos, Anderson Talisca, i është kundërpërgjigjur lajmeve që thonin se ai pritet të largohet nga Al Nassr
Mediat raportuan që Al-Nassr mund të ia shkëputë brazilianite kontratën pas disa kufizimeve për numrin e futbollistëve të huaj që lejohen për të luajtur në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Edhe pse Talisca ka impresionuar me 20 gola nga 23 paraqitje në sezonin e kaluar, si dhe ka formuar një partneritet të mire me Ronaldon, ka pasur shumë pyetje për të ardhmen e tij pasi që Al Nassr transferoi Sadio Manen nga Bayern Munchen.
Derisa vetëm pesë futbollist jo aziatik lejohen për çdo skuadër të luajnë në Ligën e Kamoionëve të këtij kontinenti, ka raporte që Talisca mund të sakrifikohet pasi që këto vende do të zihen nga Ronaldo, Mane, Seko, Fofana, Alex Telles ose Marcelo Brozovic. Megjithatë, sulmuesi ka folur për të ardhmen e tij dhe I ka hedhur poshtë këto pretendime që ai po largohet nga Al Nassr.