Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ka bërë publike të dhënat e flukseve hyrëse turistike për periudhën janar-korrik 2023, që janë mbi 5,1 milionë vizitorë, duke tejkaluar me 31% më shumë ato të së njëjtës periudhë të vitit 2022, i cili njihet si viti më i mirë ndonjëherë në bilanc shifrash. “Vetëm për korrikun, 1.7 milionë vizitorë të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, ose 26% më shumë krahasuar me një vit më parë”, shprehet ministrja Kumbaro në rrjetet sociale. Gjatë këtyre muajve tregje interesante paraqiten Spanja me më shumë se dyfishin e vizitorëve krahasuar me vitin që shkoi, Turqia me 142% më shumë, por vihet re edhe rritje e numrit të vizitorëve nga Mali i Zi me 62% më shumë, Franca me 58% më shumë e Italia me 53% më shumë krahasuar me vitin që shkoi. Raportohet rikuperim i vizitorëve nga Ukraina, duke shënuar 153% më shumë hyrje krahasuar me vitin 2022 dhe 152% më shumë vizitorë nga Kina, kjo thuhet se është arritur falë marrëveshjes së bashkëpunimit për heqjen e vizave midis dy vendeve dhe promovimin e ndërsjellë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- BDI: Tendenca për arsyetim të dështimeve të Vlenit vazhdon, por numrat i demantojnë pamëshirshëm
- Politikani serb, Sanduloviq: Nëse zgjidhem president i Serbisë, do ta njoh Kosovën
- Mbahet protesta gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës
- Agron Shehaj: Rama po hetohet nga SPAK, nuk ka më të paprekshëm
- Kufizime në shërbimet bankare më 7 dhe 8 nëntor, Shoqata e Bankave të Maqedonisë tregon se çfarë ndryshon nga 9 nëntori
- “KUSH E KODON TË ARDHMEN?”: DISKUTIM PANELI PËR VAJZAT DHE GRATË NË STEM
- Azmanovi sulmohet fizikisht në Gjykatën Civile në Shkup, sulmuesit i merret pasaporta
- Drejtoresha e një institucioni financiar kursimor në Kavadar dyshohet për përvetësim dhe keqpërdorim të parave të qytetarëve
- Anton Çuni vetë deputet i Kosovës, djali pjesë e ushtrisë kroate: Jam krenar…
- Keni para në xhep, por mbi 1.000 euro nuk mund të paguani në kesh