Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ka bërë publike të dhënat e flukseve hyrëse turistike për periudhën janar-korrik 2023, që janë mbi 5,1 milionë vizitorë, duke tejkaluar me 31% më shumë ato të së njëjtës periudhë të vitit 2022, i cili njihet si viti më i mirë ndonjëherë në bilanc shifrash. “Vetëm për korrikun, 1.7 milionë vizitorë të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, ose 26% më shumë krahasuar me një vit më parë”, shprehet ministrja Kumbaro në rrjetet sociale. Gjatë këtyre muajve tregje interesante paraqiten Spanja me më shumë se dyfishin e vizitorëve krahasuar me vitin që shkoi, Turqia me 142% më shumë, por vihet re edhe rritje e numrit të vizitorëve nga Mali i Zi me 62% më shumë, Franca me 58% më shumë e Italia me 53% më shumë krahasuar me vitin që shkoi. Raportohet rikuperim i vizitorëve nga Ukraina, duke shënuar 153% më shumë hyrje krahasuar me vitin 2022 dhe 152% më shumë vizitorë nga Kina, kjo thuhet se është arritur falë marrëveshjes së bashkëpunimit për heqjen e vizave midis dy vendeve dhe promovimin e ndërsjellë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Punëtori shqiptar u gjet i lidhur dhe i djegur në pjesën e pasme të makinës, policia greke nis hetimet
- Taravari: Manovrat e shtetit po i bëjnë fitues historikë Valbon Limanin dhe Isen Shabanin
- A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?
- Shqipëria bllokon kamionin me 25 ton misër, që vinte nga Serbia
- Menduh Thaçi godet VLEN-in: Ku e keni ligjin e Gjuhës Shqipe që e premtuat! (VIDEO)
- Paraburgoset Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë
- Mexhiti: Çairi po pastrohet. Së shpejti do vendosen kontenjerët nëntokësor në të gjitha lagjet! (VIDEO)
- Kryetari i Çashkës, Shaqiri: BDI nuk ka humbur, qëndroj pas liderit Ali Ahmetit
- Qytetari nga Rahoveci dorëzon në polici 1,800 euro të gjetura në rrugë
- VLEN: Bekim Sali do të jetë zëvendës kryeministër