Autoritetet në Kiev i kanë lëshuar të premten alarmet dhe u kanë bërë thirrje banorëve të strehohen në vende të sigurta, pas shpërthimeve që janë dëgjuar mbi këtë qytet. Ushtria ukrainase ka thënë se Rusia i ka nisur sulmet me raketa hipersonike në rajonin e Kievit. Kryetari i Kievit ka thënë se disa pjesë të raketave të rrëzuara, kanë rënë në territorin e një spitali për fëmijë, por nuk ka raportime për të plagosur. Në të njëjtën ditë, Rusia ka thënë se e ka rrëzuar një dron në perëndim të Moskës, pas raportimeve se dy aeroporte janë mbyllur përkohësisht në kryeqytetin rus, për shkak të një fluturimi të dyshimtë me dron. Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se mbetjet e dronit kanë rënë në veriperëndim të qytetit, por nuk ka shkaktuar dëme.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ivanov: Duhet ta pranojmë integrimin ekonomik në BE, por ne çdo ditë i dhurojmë nga 500 000 euro
- Fetai për ndeshjen midis Vardarit dhe Bashkimit: Institucionet të reagojnë me profesionalizëm, deri te sanksionet e nevojshme
- Si ka qenë “i padukshëm” për policinë vrasësi serial nga rajoni i Kumanovës?
- Problemi me qentë endacak dhe sulmet ndaj kalimtarëve vazhdon të mbetet i pazgjidhur
- Siljanovska – Davkova: Është mirë që do të ketë ligj të ri për falje, sepse i vjetri nuk i ngjan ligjit
- Drejtonte pa patentë në aksin Tetovë – Bërvenicë, arrestohet 48-vjeçari nga Novo Sella
- Dhuna në Vardar – Bashkimi, Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi dhe fund të heshtjes institucionale, VLEN të mos fshihet
- Arrestohet 39-vjeçari nga Bogovina në Gostivar, drejtonte veturën pa patentë
- Një i ri maqedonas pranon Islamin; Hoxhë Sadullah Bajrami bën thirrje urgjente për ndihmë
- Maqedonia e vetmuar!