Kanë përfunduar edhe tri ndeshjet e fundit të playoffit të Ligës së Kampionëve. Royal Antwerp mposhti AEK-un e Athinës, Copenhagen mposhti Rakow Czestochowan derisa PSV Eindhoven skuadrën e Rangers
Gjithçka gati për shortin e Ligës së Kampionëve që do të bëhet nesër në ora 12:00 pasi që tri skuadrat e fundit që kanë arritur për në fazën e grupeve janë mësuar sonte.
AEK Atheens – Royal Antwerp 1-2 (0-1)
Skuadra ku luan sulmuesi kosovar Arbnor Muja – i cili ka zgjedhur që të luajë për Shqipërinë si Kombëtare ka arritur një fitore të rëndësishme si mysafirë i AEK Atheens për të kaluar në fazë të grupeve të Ligës së Kampionëve. Pjesa e parë në këtë ndeshje përfundoi pa gola, derisa në pjesën e dytë u shënuan tre të tillë. Të parët shënuan Antwerp me Kerk (73’) që u asistua nga Balikwisha. Grekët barazuan në minutën e 90-të me anë të Araujos duke e bërë fundin e kësaj ndeshje dramatik. Por, goli i sigurisë për Antwerp erdhi në minutën pestë shtesë të ndeshjes kur shënoi Balikwisha. AEK nuk do të largohet nga aventura europiane pasi që ata pritet të luajnë në fazën e grupeve të Europa Ligë.
FC Copenhagen – Rakow Czestochowan 1-1 (1-0)
FC Copnehagen është skuadra tjetër që do të luajë në grupe të Ligës së Kampionëve për sezonin e ri, pasi që ata kanë mposhtur kampionin e Polonisë, Rakow Czestochowan me rezultat të përgjithshëm 2-1. Ndeshja në Danimarkë përfundoi e barabartë 1-1, por danezët kishin fituar në Poloni me rezultat 1-0. Goli i parë në këtë ndeshje u shënua nga Copenhagen në minutën e 35-të nga Vavro, kurse polakët barazuan rezultatin në minutën e 87-të me anë të Zwolinskit. Rakow pritet të luajë në grupe të Ligës së Europës.
PSV Eindhoven – Rangers 5-1 (2-2)
PSV ka bërë një paraqitje për pesë yje sot, duke ia shënuar plot pesë gola Rangers. Saibari (35’) shënoi golin e vetëm në pjesën e parë derisa 5 gola të tjerë u shënuan në pjesën e dytë. Saibari shënoi golin e dytë në këtë ndeshje në minutën e 53-të, derisa tre golat e tjerë për PSV u shënuan nga de Jong (66’), Veerman (78’) dhe Goldson (autogol 82’). Goli i vetëm nga Rangers u shënua prej Tavernier në minutën e 64-të te ndeshjes. PSV shkon në grupe të Ligës së Kampionëve duke fituar me rezultat 7-3 kundër Rangers. Këta të fundit pritet të luajnë në grupe të Europa Ligë.