Roma ka regjistruar humbje në udhëtim ndaj Hellas Veronas, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Serie A.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi” përfundoi me rezultatin 2:1.
Ondrej Duda (4′) dhe Cyril Ngonge (45+3′) realizuan në fitoren e skaudrës vendase.
Golin e vetëm për romakët e shënoi Houssem Aouar (56′).
Vlen të theksohet se vendasit luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 84-të, kur u përjashtua me karton të kuq Isak Hien.
Hellas Verona pas kësaj fitore ka gjashtë pikë dhe renditet e dyta në tabelë, kurse Roma me një pikë ndodhet në pozitën e 13-të.