Roberto: Jemi të zhgënjyer për Dembelen, lexonim por s’dinim asgjë

Pas miqësores me Milanin, Barcelona e pësoi një goditje kur e mori vesh vendimin final të Ousmane Dembeles për t’u larguar nga Camp Nou.

Kapiteni Sergi Roberto nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim, mbi të gjitha faktin se shokët e skuadrës nuk dinin shumë për këtë largim.

Sidoqoftë, futbollisti spanjoll i uron suksese shokut të tij të deritashëm të skuadrës, me të cilin thotë se krejt ekipi është sjell mirë dhe ia ka kaluar mirë.

closevolume_off
“Është mëkat sepse është një lojtar mjaft i rëndësishëm ëpr ne.

Do të na pëlqente nëse do të rrinte shumë vite me ne, ia kemi dashur të mirën si ekip.

E mori një vendim tjetër, jemi të trishtuar për largimin e tij, por duhet të shkojmë përpara. E kemi një skuadër të madhe dhe këtë e kemi demonstruar tashmë”, deklaroi Roberto, i cili aktualisht gjendet në SHBA me ekipin katalunas në fazën përgatitore.

“Jemi paksa të dëshpëruar dhe të zhgënjyer. Kur ia do të mirën një personi, dëshiron që të qëndrojë me ty dhe nëse nuk është kështu, nuk e merr mirë vendimin

. Po flasim për punën dhe çdonjëri më pas vendos se cila është më e mira për të, për karrierën dhe për familjen e tij.

Ousmane është një lojtar që flet pak, po lexonim që do të shkonte sigurisht, por nuk e dinim ende se cili ishte vendimi i tij.

Është mëkat, por ia urojmë më të mirën sepse ishte një bashkëlojtar dhe një shok i mirë”, vazhdoi Sergi Roberto.