Rita Ora e Kosovës, këngëtarja që në dhjetëra raste promovoi me krenari prejardhjen e saj

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, gjatë një performance mbrëmë në një festival të Hungarisë e ka mbajtur flamurin e Serbisë, veprim ky i cili u komentua shumë.

Por, Rita ka reaguar pas qarkullimit të kësaj videoje, duke sqaruar që flamurin ia kishte dhënë një fans dhe nga ndriçimi i skenës nuk e kishte parë se cilit shtet i përkiste.

Në këtë reagim, Rita Ora gjithashtu u shpreh edhe njëherë krenare që është shqiptare.

Por, kjo nuk është hera e parë që ajo e bën një gjë të tillë, sepse Rita në vazhdimësi e ka shprehur krenarinë për prejardhjen e saj.

Gjatë këtij muaji, Rita u fascinua me të kuptuar se njëra prej konkurrenteve në audicionin e ”The Voice Australia”, është nga Kosova.

Kur 16-vjeçarja, Sihana Haxhnikaj nga Sydney, bëri prezantimin e saj pas interpretimit të ”Nothing breaks like a heart”, përballë të pranishmëve Rita Ora i flet me kureshtje, se emri i saj i dukej i ‘njohur’, meqë vjen nga po i njëjti vend, ndaj edhe i reagoi duke iu drejtuar konkurrentes dhe familjes së saj në Gjuhën Shqipe.

”Ou zemër, si jeni, mirëmbrëma”, ishte shprehur Rita Ora.

Rita Ora, asnjëherë nuk e ka mohuar prejardhjen e saj, madje me krenari qysh në fillim të karrierës së saj në BBC, kishte treguar se është nga Kosova.

Ja dhe shumë raste kur Rita promovoi Kosovën, por edhe i tregoi botës tër të.

Madje këngën “Shine your light”, ia kishte kushtuar Kosovës dhe videoklipin e saj e kishte realizuar në Prishtinë.